Katër aktakuza të ngritura dhe një person i ndaluar
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast të vetëm, të mërkurën me datë 10.09.2025 ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Dhuna në familje”, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje ”./rajonipress/


