Haziri: Ai po vjen, Gjilanin do ta nxjerrim nga gropa e zezë politike e financiare
Gjilan – #LDK Dega në Gjilan ka përfunduar takimet mobilizuese, planin mujor, programin dhe angazhimet tjera përgatitore. Arbëri, bashkë me listën e LDK-së, të cilët janë njerëz me integritet të lartë e profesionistë të dëshmuar, janë besë e shpresë për Gjilanin ka shkruar Lutfi Haziri.
Postimi i plotw:
Gjatë kësaj kohe, zhvilluam mbi 400 takime me qytetarët e Gjilanit, mërgimtarët, grupet e interesit, shoqatat joqeveritare e organizatat sindikale.
Arbëri, bashkë me listën e LDK-së, të cilët janë njerëz me integritet të lartë e profesionistë të dëshmuar, janë besë e shpresë për Gjilanin.
Qeveria Kurti e përjashtoi komunën tonë nga kujdesi në investime, ndërkaq bedeli i tij e solli Gjilanin në gropë politike e financiare.
Ky mandat i humbur, katër vite koti, do të mbahen mend veç me adresimin ‘o bir’ dhe ‘Komuna e Kunatave e Balldëskave’.
Tashmë gjithçka është e kristaltë, dështimet kapitale nuk mund të mbulohen me manipulime. Gjilanasit nuk e durojnë këtë degradim.
Populli është me ne sepse ne e duam Gjilanin më shumë se LDK-në.
Dashni për Gjilanin, kryeqendrën e Anamoravës vendin e kolosëve e kryengritësve më të mëdhenj për lirinë e shqiptarëve.
Për tubimin e hapjes së fushatës shihemi më 13 shtator në Prishtinë dhe më 15 shtator në Gjilan.
Gati për fushatë
LDKPertej
BashkePerGjilan
ArberIsmajli
LDKGjilan#113





