Ismajli: Kur bashkohet zemra e bashkëqytetarëve, nuk ka pushtet që e ndal ndryshimin
Gjilan – Ky unitet është vendimtar se ndryshimi në Gjilan është i pashmangshëm. Ju falënderoj nga zemra për gjithë angazhimin dhe ju jam mirënjohës çdoherë, në çdo minutë e në çdo çast ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
U takova me Nëndegën Xhamia e Vogël, e cila përbëhet prej njerëzve vullnetmirë, të organizuar e mobilizuar për ta sjellë vendimmarrjen qytetare në vend dhe për ta fituar një kauzë të drejtë të tyre.
Kur bashkohet zemra e bashkëqytetarëve, nuk ka pushtet që e ndal ndryshimin.
Bashkimi juaj është për me ecë në një drejtim.
Kur jemi të bashkuar, zëri ynë dëgjohet më larg, forca jonë bëhet më e madhe, e ëndrra për një Gjilan më të mirë bëhet realitet.
Ky unitet është vendimtar se ndryshimi në Gjilan është i pashmangshëm.
Ju falënderoj nga zemra për gjithë angazhimin dhe ju jam mirënjohës çdoherë, në çdo minutë e në çdo çast!
Bashkë, për fitore!
BashkePerFitore
GjilaniPertej
BashkePerGjilan
ArberIsmajli #113



