Uji Dea

Xhevat Bekteshi dëgjon me kujdes shqetësimet dhe propozimet e banorëve të një lagjeje të Livoqit të Ulët!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të mërkurën u zhvillua një takim i rëndësishëm me një pjesë qytetarësh të Livoqit të Ulët, ku kandidati për Ansamble Komunal, Xhevat Bekteshi, prezantoi një pikë të platformës së tij dhe dëgjoi shqetësimet dhe propozimet e banorëve.

Diskutimet u përqendruan në çështjet e urbanizmit dhe nevojën për një plan të qartë zhvillimi të fshatit. z. Haxhi Ahmeti theksoi rëndësinë e veprimit në kohë për të mbrojtur pronën tonë dhe për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme.

Nga ana e tij, Dr. Halimi bëri apel për mbështetjen e kandidatit, duke nënvizuar nevojën e ndërhyrjeve konkrete në ndotjen e lumit, e cila po dëmton rëndë mjedisin dhe cilësinë e jetës në fshat.

Zija Hafizi ofroi propozime të detajuara për sanimin dhe rregullimin e lumit, përfshirë kanalizimet, betonimet, ndriçimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të cilat janë të domosdoshme për përmirësimin e gjendjes aktuale.

ARKATANA

Gjithashtu, z. Selami Salihu kërkoi me përkushtim nga kandidati që, nëse zgjidhet, të angazhohet në rregullimin e shtratit të lumit, duke theksuar se komuna dhe qeveria duhet të jenë në shërbim të komunitetit dhe mbrojtjes së ambientit tonë.

Nga ky takim u pa që kandidatit i ipet përkrahje unanime me kushtin që të angazhohet me ngulm në realizimin e këtyre objektivave në Livoç!

Në fund, kandidati Xhevat Bekteshi premtoi angazhim të plotë për futjen e Livoqit në plan urbanistik dhe realizimin e projekteve që do të sjellin përmirësim të ndjeshëm në jetën e banorëve dhe mjedisit./rajonipress/