Ismajli: Nevzad Rushiti, veprimtar, atdhetar dhe intelektual me përvojë të pasur jetësore e profesionale
Gjilan – Si ish-drejtor i Inspeksionit dhe me angazhime të shumta publike, ai hyn në këtë garë për të sjellë përvojë, vizion dhe përfaqësim dinjitoz në Asamblenë Komunale të Gjilanit ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ua prezantojmë z. Nevzad Rushiti, veprimtar, atdhetar dhe intelektual me përvojë të pasur jetësore e profesionale, i cili gjithë jetën ia ka kushtuar shërbimit ndaj qytetarëve.
Si ish-drejtor i Inspeksionit dhe me angazhime të shumta publike, ai hyn në këtë garë për të sjellë përvojë, vizion dhe përfaqësim dinjitoz në Asamblenë Komunale të Gjilanit.


