Haliti: Ndihem krenar që jemi kampionë në aspektin e realizimit të premtimeve për infrastrukturë
Viti – Jam shumë i lumtur që Komuna e Vitisë është ndër komunat që ka realizuar më së shumti premtime në nivel vendi ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Kjo është dëshmi e punës së përkushtuar, bashkëpunimit me qytetarët dhe transparencës në çdo hap.
Veçanërisht ndihem krenar që jemi kampionë në aspektin e realizimit të premtimeve për infrastrukturë – një bazë e rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve tanë.
Faleminderit të gjithëve për besimin dhe mbështetjen!
Së bashku po ndërtojmë një Viti më të zhvilluar dhe më të bukur./rajonipress/



