Komuna e Vitisë u bënë apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre fushore
Viti – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Viti, ju bënë thirrje publike të gjithë qytetarëve të kësaj komune që të mos bëjnë ndezjen e zjarreve fushore.
Sipas zyrtarëve komunal ndezja e hamulloreve përveç se është e dëmshme për tokën bujqësore, ato mund të shkaktojnë edhe rreziqe për pasurinë e qytetarëve.
Kjo thirrje e DSHPE-së po behet pas rritjes së numrit të zjarreve fushore në territorin e kësaj komune si dhe ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve se ndezja e zjarreve përveç që është i dëmshëm parqet edhe rrezik.
Organet komunale në Viti paralajmërojnë se ndaj të gjithë qytetarëve të cilët zihen duke bërë ndezjen e qëllimshme do të merren masa në përputhje me ligjet në fuqi dhe njëherit ju bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë zjarrevëniet e qëllimshme me qëllim që të mbrohet pasuria e qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/


