Shqiptarët e Medvegjës do të duhej të garojnë me një listë përbashkët
Nga Refik Hasani – Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Kuvendin komunal të Medvegjës për 15 shtator subjektet politike shqiptare në Medvegjë duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në këtë Asamble Komunale, që pastaj nëse përfaqësohen proporcionalisht do t’ju takon Kryesuesi i Kuvendit, Nënkryetari i kësaj Komune, pa harrur edhe disa poste politike të drejtorive përkatëse dhe udhëheqje të ndërmarrjeve publike si që janë ato Komunalive, Radios Lokale dhe ndërmarrjeve publike si “Banja e Sijarinës”, miniera e Lecit etj.
Duke garuar në një listë përbashkët Shqiptarët e Medvegjës, do të jen një zë i përbashkët në këtë kuvend, do përfaqësohen në legjislativ dhe Ekzekutiv të kësaj komune, por edhe do të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kështu ndoshta do të mundë të ndalet shpërngulja dhe zbrazja për shkak të mungesës së infrastrukturës, diskriminimit të pareshtur dhe mos përfaqësimit si duhet.
Medvegja, dallon nga Bujanoci dhe Presheva pasi nuk është e përfaqësuar si duhet që nga viti 2002, për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shkapërderdhën votat dhe kjo çështje do të rregullohet vetëm përmes përpilimit dhe garimit me një listë të përbashkët të shqiptarëve të kësaj Komuna.
Të marrim mësim nga serbët lokal të Kosovës pasi që në zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës në vitin 2014, në këto zgjedhje përpiluan duke garuar vetëm me një listë të përbashkët.
Kjo do të duhej të jetë mësim edhe për Medvegjasit se vetëm kështu bëhen votat “Në një thes” , në të mirë të përgjithshëm të një Komuniteti./rajonipress/


