Fundamenti

Gjilani e Anamorava sërish injorohen nga Qeveria

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Flamur Hyseni thotë se Anamorava e përfaqësuar në institucionet e larta vendimmarrëse shtetërore është me disa deputet dhe me vetëm një ministër, ndërsa tanimë jemi dëshmitarë se edhe me aktin e emërimit dhe kompletimit të kabinetit qeveritar nuk është emëruar as së paku një zv. Ministër.

Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD) thotë se sa ka peshë dhe fuqi politike zv. Ministri në sistemin politik të qeverisjes në Kosovës sipas akteve ligjore në fuqi vërehet edhe nga numri i madh i anëtarëve të emëruar që i bien praktikisht se nuk kanë fuqi të plotë ekzekutive. “Se a i është dashur Anamoravës, konkretisht Gjilanit një zv. Ministër praktikisht del se i është dashur, që së paku me qen formalisht e balancuar me komunat – rajonet tjera. Se a kanë bërë përpjekje degët e dy subjekteve politike nga Gjilani e që po e qeverisin vendin në nivel qendror mbetet të shihet në ditët në vijim. Deri më tani kemi pa vetëm një reagim të ish kryetarit të Gjilanit Mustafa, por jo edhe të subjekteve tjera dhe bartësve politik të tyre në Gjilan” thotë Hyseni për rajonipress.

ARKATANA

Hyseni tha se ende nuk kemi pa ndonjë sqarim të qendrës se pse nuk është gjetur së paku një kuadër nga Gjilani, Kamenica dhe Vitia që të emërohet në postin e zv. Ministrit.

“Përfundimisht po vërehet se në Gjilan ose nuk ka kuadër që i plotëson kushtet, ose shancat janë që në rast të formatimit të qeverisë të ofrohet ndonjë pozitë nga degët e subjekteve politike në Gjilan”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.