Uji Dea

Lenjanin e zhgënjen Isa Mustafa, vizitën e tij e quan vizitë të “panaxhyrit”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Vizita e Isa Mustafës në Kamenicë dhe anashkalimi i tij problemit në Karaqevë e ka inatosur Selver Lenjanin përfaqësues i fshatit. Lenjani tha për rajonipress se vizitat e Isa Mustafës po i përngjanë vizitave të panaxhyreve sepse asgjë nuk po zgjidhin, pos premtimeve elektorale. Ta anashkalosh kontestin kufitar dhe të mos dëgjosh hallet e këtyre banorëve është tepër zhgënjyese shprehet ai.

Isa Mustafa bëri disa foto me Begzad Sinanin në Kamenicë e Ranillug. U kujdesën maksimalisht që pamjet të jenë të “mahnitshme”. Por kjo vizitë e Isa Mustafës dhe heshtja e Begzad Sinanit karshi problemit të Karaqevs e kanë bërë nervoz Selver Lenjanin përfaqësues i fshatit Karaqevë, raporton rajonipress.

Lenjani tha për rajonipress se disa herë i ka shkruar Isa Mustafës edhe zyrtarisht që ta vizitojë Karaqevën dhe ai asnjëherë nuk gjeti gatishmëri për të dal në vendin e ngjarjes. “Realisht dje kam pritur se të paktën do të del deri në Karaqevë për të dëgjuar hallet e banorëve, por nuk e bëri këtë. Vizita e Isa Mustafës në Kamenicë ishte sikur të vizitojë ndonjë panaxhyr” ironizon Lenjani.

UBT

Lenjani tha se ishte zhgënjyese e tërë ajo eskort e kryeministrit dhe dëshira e tyre për të bërë foto para publikut. “Edhe Begzad Sinani tërë kohën kujdesej për stilin tij, në vend se të insistonte që kryeministri të dilte në Karaqevë. Kjo është papërgjegjësi totale e një kryetari të komunës i cili në vend se të sensibilizojë problemin e Karaqevës ai e bënë krejt të kundërtën”.

Lenjani thotë se Karaqeva çdo ditë po ndihet e tradhtuar nga institucionet qendrore. “Ndoshta presidentja do të jetë zyrtareje e vetme që do të vizitojë Karaqevën, përndryshe të tjerët duke filluar nga Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e lider tjerë e kanë gënjyer popullin e Karaqevës”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.