Gjilanasit i sekuestrohen cigare dhe 22 mijë e 515 euro
Gjilan – Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin tij janë gjetur mallra (cigare të llojeve të ndryshëm) pa banderola dhe 22.515€ para të gatshme.
Me vendim të prokurorit automjeti me mallra i është dorëzuar doganës, ndërsa parat janë sekuestruar deri në verifikimin e prejardhjes së tyre.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


