Bastisje e konfiskim armësh në tri lagje të Gjilanit
Gjilan – Policia e Gjilanit ka kontrolluar në kërkim të armëve shtëpi në lagjet “Qefser Salihu”, “Hasan Remniku” dhe “Arbëria”.
Në rrugën “Qefser Salihu” në Gjilan raportohet se gjatë kontrollit, tek i dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 17 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Edhe në rrugën “Hasan Remniku” në Gjilan raportohet se gjatë kontrollit, tek i dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kurse në lagjen “Arbëria” në Gjilan njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë e kalibrit 9 mm, një fishek dhe një karikator.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

