10 aktakuza të ngritura për kanosje, dhunë në familje dhe vjedhje e shërbimeve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Shpërlarje e parave”, nga neni 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhje” dhe “Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”./rajonipress/


