ARKATANA

1374 gjoba trafiku dhe 19 ndalesa për mjetet motorike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 08.08.2025 – 14.08.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e shtatëdhjetë e katër (1374) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i tridhjetë e nëntë (39) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i tridhjetë e katër (34) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës.
· Janë tërhequr nga komunikacioni njëzet e nëntë (29) motoçikleta në kuadër të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”.

KKVITI

Kujdesi dhe përgjegjësia gjatë ngasjes së motoçikletave janë të domosdoshme për të parandaluar aksidentet, andaj:

  1. Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse; helmetë dhe pajisje të tjera mbrojtëse si xhaketa, dorezat, mbrojtëset e gjunjëve etj,
  2. Kontrolli i motoçikletës; para çdo udhëtimi, kontrolloni gjendjen e motoçikletës tuaj,
  3. Respektimi i rregullave të trafikut; mos ngisni me shpejtësi të lartë dhe respektoni kufizimet e shpejtësisë,
  4. Ngasja e sigurt dhe e përgjegjshme; mbani distancën e duhur nga mjetet e tjera dhe mos bëni manovra të rrezikshme etj./rajonipress/