Yllka Musmurati Halimi synon ulësen për këshilltare komunale: Besoj në punën e ndershme, në vlerat familjare
Gjilan – Shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur dhe e denjë në misionin saj vetëm kur të dy gjinitë të jenë te respektuara në liritë e tyre të plota, dhe të kenë hapësirën e plotë për veprim në shoqëri ka shkruar Yllka Musmurati Halimi.
Postimi i plotë:
Po e ndaj sonte edhe publikisht me ju lajmin, për mundësinë që më është dhënë nga Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan kandidimin tim për Këshilltare Komunale në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Nuk është një vendim personal. Është një thirrje për t’u angazhuar, për të dhënë kontributin tim për zhvillimin e gjithmbarshëm.
Besoj në punën e ndershme, në vlerat familjare, në ruajtjen e identitetit dhe mbrojtjen e komunitetit që më ka rritur dhe frymëzuar.
Shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur dhe e denjë në misionin saj vetëm kur të dy gjinitë të jenë te respektuara në liritë e tyre të plota, dhe të kenë hapësirën e plotë për veprim në shoqëri.
Përveç ecjes kulturore që kërkon ky proces, jam e përkushtuar që në binarin politik, të punoj me krejt energjitë e mia në Kuvendin e Gjilanit që ky mision të jetë i përmbushur.
Kërkoj besimin dhe mbështetjen e juaj në rrugëtimin e sapo filluar.
Kryetar #riadrashiti
Yllka Musmurati Halimi 12


