Rashica me asistim i ndihmon Vitesses për një barazim
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka bërë një asistim në barazimin e skuadrës së tij Vitesse ndaj Excelsior me rezultat 2-2.
Rashica nuk kishte startuar ndeshjen, derisa në minutën e 61-të u inkuadrua në lojë përderisa skuadra e tij ishte duke humbur. Por, në minutën e 73-të, pas një kundërsulmi të shpejt të krijuar nga vet kosovari, ai asistoi për Tighadouinin i cili barazoi shifrat në 1 me 1.
Ky ishte asistimi i tretë i Milot Rashicës në 14 xhirot e Ligës së Holandës./IndeksOnline/


