KKVITI

Kryetari i Komunës së Vitisë priti në takim artistët nga Maqedonia e Veriut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, priti sot në takim Shkodran Tolajn dhe Besiana Mehmetin, përfaqësues nga Unioni i Artistëve të Muzikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e vlerave tradicionale dhe kulturore.

Me këtë rast Haliti i falënderoj ata për promovimin e vlerave të kulturës dhe të artit në çdo vend.

ARKATANA

Ndërsa artistët i dhuruan kryetarit një pikturë simbolike nga Valmir Haziri, e cila përmban simbole të veçanta kombëtare, si një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe muzikore.

Në përfundim të takimit, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmeti falënderuan kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj artistëve dhe për rëndësinë që i kushton ruajtjes së vlerave tradicionale./rajonipress/