FIDANISHTJA

Përfshihen nga zjarri fshatrat Meshinë, Feriçevë, Tygjec e Gmicë të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Të hënën, disa prej maleve tona në fshatin Meshinë, Feriçevë, Tygjec, Gmicë janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit tanë po përballen me terren të vështirë, që e bëjnë ndërhyrjen edhe më të rrezikshme dhe të vështirë. Në terren gjenden 22 zjarrfikës dhe po ndihmohen nga dy helikopterë të KFOR-it dhe së fundmi në ndihmë ka arritur edhe një ekipë e dytë (zjarrfikës dhe dy kamionë) nga zjarrfikësit e Gjilanit ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Duhet ta kuptojmë se çdo zjarr shkatërron jetë, jo vetëm të njerëzve, por edhe të pyjeve, kafshëve dhe biodiversitetit tonë.

KKVITI

Duhen dekada që natyra të rikuperohet, por vetëm pak minuta pakujdesi për ta humbur.
Ju bëj thirrje të gjithëve që të tregoni kujdes të madh gjatë veprimtarive në natyrë.

Mos ndizni zjarre, mos hidhni mbeturina që mund të shkaktojnë flakë, dhe lajmëroni menjëherë nëse vëreni tym ose zjarr.