Hidromorava

Bledian Krasniqi kontribuon me gol në fitoren e Zurichut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zurichu ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Lausannes në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit zviceran.

Në mesin e golashënuesve për mysafirët ishte edhe mesfushori kosovar Bledian Krasniqi.

Krasniqi realizoi golin e epërsisë për Zurichun në minutën e 24-të të sfidës për rezultatin 1-0.

Uji Dea

Ky ishte goli i parë i Krasniqit në këtë edicion të ri të garave teksa ka edhe një asistim.

Në këtë ndeshje për Zurichun për 90 minuta u paraqit edhe Lindrit Kamberi ndërsa tek Lausanne në pjesën e dytë u inkuadrua sulmuesi Alban Ajdini.

Pas tri xhirove të para në Superligën e Zvicrës, Zurichu renditet e shtata në tabelën e klasifikimit me katër pikë të grumbulluara./Telegrafi/