ARKATANA

Rukiqi: Mefail Shkodra, ka precedent penal, ku në total i ka 31 raste për fajde, shantazh e organizim të grupit kriminal

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan Agron Rukiqi tha se tre persona janë shpallur në kërkim policor, dhe është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar pikat kufitare. Personi i katërt është arrestuar në vend të ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje me këtë rast. Rukiqi, tha se i dyshuari për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, Mefail Shkodra, ka precedent penal, ku në total i ka 31 raste.

Në një adresim të përbashkët të policis dhe prokurorisë së Gjilanit, Agron Rukiqi tha se një person tjetër është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për ndërlidhje me rastin.

“Tre persona janë shpallur në kërkim policor, dhe është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar pikat kufitare. Personi i katërt është arrestuar në vend të ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje me këtë rast. Mefail Shkodra, ka precedent penal, ku në total i ka 31 raste.

Rukiqi tha se për veprën penale “sulm”, Mefail Shkodra, i ka pesë raste, për “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dy raste”, për “fajde” tri raste, për “mashtrim” një rast, për “kërcënim” tri raste, për “shantazh” e ka një rast, për “detyrim” i ka dy raste, për “pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal” e ka një rast dhe ka kundërvajtje në komunikacion.

Eco Higjiena

“Për të gjitha rastet janë ndërmarrë veprimet nga ana e policisë dhe janë ngrit kallëzimet penale dhe rastet janë shpërfill tutje. Ne si polici konsiderojmë që e kemi kryer punën tonë. Por, ju sigurojmë që Policia e Kosovës do t’i ndërmerr të gjitha veprimet që personat që janë në arrati të sillen para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, tha Agron Rukqi

Kurse, prokurori i rastit, Isuf Sadiku, shtoi se ende është herët për të dalë me qëndrim rreth motiveve, edhe pse kjo konferencë realisht ishte ftuar për të ditur identitetin e viktimave.

Krejt çka tha Sadiku në fund shtoi se: “Është ende herët të dilet me qëndrim për motivet”./rajonipress/