FIDANISHTJA

Aliu: Kur nderi kthehet në nënvlerësim…

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Respekti për figurat e kombit nuk bëhet fshehurazi e jashtë institucioneve.
Këto dhe të tjera personalitete nuk janë pronë e asnjë partie politike, aq më pak të LVV-së, prandaj kryetari Hyseni do të bjerë në zjarrin që ua ka ndezur të tjerëve ka shkruar Avdyl Aliu.

Postimi i plotë:

Kuvendi Komunal i Gjilanit, me vendim unanim, shpalli “Nderi i Qytetit” veprimtarin Pajazit Zymberi dhe ushtarin e UÇK-së Fatmir Mehmeti. Rregullorja komunale është e qartë: çmimi dorëzohet në mbledhje solemne të Kuvendit, në prani të të gjitha grupeve politike, familjeve të dëshmorëve, përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe qendrore si dhe mysafirëve të nderuar.

Por ç’bëri kryetari Hyseni?

ARKATANA

Në mënyrë tinzare e njëanshme, i shkoi në shtëpi dhe ia dorëzoi çmimin në fjalë, duke anashkaluar ceremoninë zyrtare dhe shumicën absolute që e kishte votuar këtë nderim.
Ky nuk është respekt – kjo është shkelje e respektit, rregullores dhe nënvlerësim i meritave!
S’është hera e parë: shtatoren e Ramiz Cërnicës e vendosi pa vendim të Kuvendit Komunal, dhe një tjetër shtatore po ashtu.

Respekti për figurat e kombit nuk bëhet fshehurazi e jashtë institucioneve.
Këto dhe të tjera personalitete nuk janë pronë e asnjë partie politike, aq më pak të LVV-së, prandaj kryetari Hyseni do të bjerë në zjarrin që ua ka ndezur të tjerëve!

Baca Pajazit dhe familjarët e tij ish dashtë me e pyet z. Hyseni: ku janë të tjerët, ata që më kanë shpallur ‘Nderi i Qytetit të Gjilanit’, pse nuk janë edhe ata këtu?