Ndahet nga jeta Ramadan Myrtaj, politikan, intelektual dhe njeri me virtyte të rralla njerëzore
Gjilan – Të shtunën është ndarë nga jeta Ramadan Myrtaj, një intelektual i madh e i rrallë, një politikan i moderuar dhe një personalitet me veti të rralla njerëzore. Sipas familjarëve varrimi i tij bëhet sot nga ora 13.00 në varrezat e qytetit në Gjilan.
Të dashur miq dhe familjarë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot me datën 09.08.2025 ndërroi jetë, më i dashuri jonë, Ramadan Myrtaj.
Varrimi do të bëhet sot, me drekë, në orën 13:00, në varrezat e Gjilanit thuhet në njoftimin e familjes Myrtaj.
Ramadan Myrtaj ka punuar në kohët më të rënda në ish sistemin komunist, ka punuar edhe në SPB e Gjilanit, por gjithmonë ishte në nivel të detyrës dhe obligimeve kombëtare.
Pas luftës ishte angazhuar edhe në politikë dhe për një kohë ishte edhe kryetar i degës së PSDK-së që i printe Agim Çeku.
Ramadan Myrtaj ishte intelektual i jashtëzakonshëm, një figurë e respektuar e qytetit të Gjilanit, një njeri që ofronte shumë respekt e dashuri për gjeneratat e reja, një pedagog e kryefamiljar i rrallë.
Ishte i jashtëzakonshëm edhe në debate e diskutime të nxehta dhe kishte mendime e vlerësime shumë mirë të artikuluara.
Ramadan Myrtaj do i mungoi Gjilanit dhe të gjithë atyre që kanë pasur mundësi ta njohin nga afër.
Pusho në paqe në tokën e Kosovës për të cilën luftove gjithmonë dhe e doje me shumë vullnet e dashuri./rajonipress/



