Katër aktakuza për vjedhje, posedim të substancave narkotike dhe kontrabandim të mallrave
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/


