ARKATANA

Reagon Arbër Ismajli: Në një qytet ku të miturit ndihen të pambrojtur dhe të painformuar, dhuna bëhet model i sjelljes

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Pamjet e dhunës brutale mes të miturave në Gjilan janë tronditëse dhe nuk guxojnë të relativizohen apo të kalohen si incidente të rastësishme. Ato janë sinjal i qartë i mungesës së intervenimit të hershëm dhe të mekanizmave mbrojtës në komunitet ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

ARKATANA

Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë menjëherë, jo vetëm për zbardhjen e rastit, por për të krijuar programe të strukturuara edukimi, parandalimi dhe trajtimi për të rinjtë në rrezik. Nuk mjafton dënimi i dhunës vetëm me fjalë, por, duhet reagim konkret dhe strategji afatgjate.

Në një qytet ku të miturit ndihen të pambrojtur dhe të painformuar, dhuna bëhet model i sjelljes. Kjo është e papranueshme. Çdo vonesë institucionale është e barabartë me bashkëfajësi!