FIDANISHTJA

Agushi: Tani është koha e BNA, deri tani me Gjilanin kanë udhëhequr, vetëm rrencat dhe mashtruesit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – BNA-ja e ka një listë shumë të mirë të këshilltarëve komunal, me profile të ndryshme, ne kemi punuar më shumë se tri vite e gjysmë për këto zgjedhje komunale dhe besojmë fuqishëm që do t`i fitojmë këto zgjedhje sepse partitë tjera i kemi provuar më shumë se dy dekada thotë Isa Agushi i cili edhe është kandidat për kryetar komune nga ky subjekt politik.

Agushi tha për rajonipress se anëtarësia jonë vjen nga të gjitha subjektet politike, e më së shumti nga VV-ja dhe LDK-ja.

KKVITI

“Njerëzit e pa kënaqur ku janë të zhgënjyer dhe lan anash në çdo segment, pra me një fjalë subjektet tjera i kanë zhgënjyer qytetarët. E kemi model Ferizajin, ku ka shkuar dhe si është ndërtuar e Gjilani mjerisht ka mbet i fundit në nivel Republike, këtu te ne kemi pas vetëm rrena dhe mashtrime, tani është koha e BNA-së” tha Agushi./rajonipress/