Kaluan kufirin ilegalisht, shoqërohen në polici një shtetas nga Serbia dhe një femër nga Kosova
Gjilan – Në fshatin Llovcë, të Gjilanit janë shoqëruar në stacionin policor një mashkull shtetas i Serbisë dhe një femër kosovare, pasi që me veturë kishin kaluar kufirin ilegalisht.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


