United Hospital

Mavraj afër rikthimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mërgim Mavraj pak nga pak po e hedh pas krahëve dëmtimin e rëndë që pësoi në fund të sezonit të kaluar dhe mund ti rikthehet shumë shpejtë seancave stërvitore. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Kolnit në Bundesligën e parë gjermane tashmë ecën pa paterica dhe pas 6 javëve shumë të sikletshme për të mund ti rikthehet fushave të futbollit, edhe pse për ta parë sërish Mavrajn të luajë një ndeshje duhet ende edhe pak kohë.

Për 29-vjecarin ka sërish shpresë pas atij dëmtimi të rëndë në gjurin e djathtë, që për ta lënë pas iu nënshtrua dhe një operacioni në fillimin e muajit Qershor, transmeton Supersport.al.

I intervistuar nga gazeta gjermane Bild, Mavraj tregoi sesi po shkon faza e riaftësimit duke u shfaqur optimist mbi shanset e tij për tu rikthyer në fushat e blerta në një kohë shumë të shkurtër.

Uji Dea

“Ndihem shumë mirë”, deklaroi ish mbrojtësi i Greuther Furth për Bild. “Kam ende pak dhimbje dhe nuk mund ti kryej plotësisht të gjitha ushtrimet që mund të më ndihmojnë për rikuperimin e plotë por kam ndjesi pozitive se gjërat do të shkojnë shumë mirë për mua”, shtoi në vijim Mavraj.

I pyetur për rikthimin e tij në fushë 29-vjecari nuk dha një përgjigje ekzakte, por nënvizoi se mjekët janë besim plotë dhe ai po punon nga 5 deri në 6 orë në ditë për të lënë pas dëmtimin.

Mërgim Mavraj është një nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares kuqezi, dhe mungesa e tij në dy ndeshjet elimintore të muajit Shtator që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Danimarkës dhe Portugalisë do të ishte një minus i madh për skuadrën e drejtuar nga Gianni De Biasi.
Trajnerit italian nuk i mbetet gjë tjetër vecse të kryqëzojë gishtat që Mavraj të riaftësohet në kohë për këto dy takime edhe pse gjasat që dicka e tillë të ndodhë nuk janë shumë të mëdha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.