Fundamenti

Komuna e Vitisë mbajti dëgjimin buxhetor me komunitetin jo shumicë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Të hënën në fshatin Binçë të Vitisë, komuna e Vitisë ka mbajtur dëgjimin buxhetor për planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028 dhe atë me komunitetin jo shumicë që jetojnë në këtë fshat.

Me këtë rast prezantimin e draft buxhetit e bëri zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit në takim pos që u njohën me draft buxhetin komunal 2026-2028, patën mundësinë të parashtrojnë kërkesat dhe sugjerimet e tyre.

Hidromorava

Banorët e komunitetit jo shumicë, kryesisht serb thanë se ata kanë kërkesa të shumta por për shkak të buxhetit të kufizuar kanë përcaktuar këto prioritete.

  • Shtimi i kapaciteti të ujësjellësit të Binçës që sipas tyre është edhe në interes të gjithë atyre që furnizohen me ujë dhe jo vetëm e fshatit Binçë.
  • Rregullimi i rrugës tek varrezat ortodokse serbe ( asfaltimi ose shtruarja me zhavorr).

Përndryshe me këtë takim komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore. Pritet që komisioni përkatës komunal të hartoj një raport me të gjitha kërkesat e adresuara dhe të shikohen mundësitë që ato të jenë pjesë e investimeve që do ti bëjë komuna nëpër lokalitet e komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.