Fundamenti

Në një aheng familjar policia në Gjilan, konfiskon dy pistoleta

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Cërnicë, të Gjilanit njësitet policore gjatë patrullimit, pasi kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, në një aheng familjar kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te dy të dyshuar kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me të cilat dyshohet se kishin shtënë, 5-fishekë dhe 20 gëzhoja cal-9 mm.

KKVITI

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/