UBT

Sokol Haliti me fjalë të mëdha për zjarrfikësit vitias: Ju faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë, shpeshherë në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Si kryetar i Komunës së Vitisë, ndjej obligim moral dhe njerëzor të shpreh mirënjohjen time më të thellë për zjarrfikësit tanë të guximshëm, të cilët edhe në këtë kohë të vapës së madhe, po kryejnë me përkushtim e profesionalizëm detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve tanë ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Si Kryetar i Komunës së Vitisë, ndjej obligim moral dhe njerëzor të shpreh mirënjohjen time më të thellë për zjarrfikësit tanë të guximshëm, të cilët edhe në këtë kohë të vapës së madhe, po kryejnë me përkushtim e profesionalizëm detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve tanë.

ARKATANA

Puna e tyre e palodhshme, reagimi i shpejtë dhe sakrifica për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën tonë janë shembull i vërtetë i përkushtimit ndaj komunitetit.

Ju faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë, shpeshherë në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë.

Komuna e Vitisë është krenare me ju!