Komuna e Vitisë po mbështetë iniciativën për nderimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Viti – Komuna e Vitisë po mbështet iniciativën e marrë për vendosën e shkronjave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Me këtë rast po bëhet shtruarja me zhavorr e rrugës dhe e pllatosë ku do të vendosën këto shkronja në Radivojcë të Vitisë.
Po ashtu, janë bërë intervenime në rregullimin e rrugëve bujqësore në këtë lokalitet, me qëllim të lehtësimit të qasjes për bujqit dhe banorët e zonës.
Përndryshe përfaqësuesit komunal thonë se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha fshatrat dhe lagjet e saj./rajonipress/


