ARKATANA

Mediat turke: Rashica do të largohet nga Besiktasi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Situata te Besiktas është alarmante pas eliminimit nga Shakhtar Donetsk në kualifikimet për Ligën e Europës.

Sipas mediumit turk, Aksam, klubi bardhezi ka vendosur që Milot Rashica të jetë emri i parë që do të largohet nga skuadra pas dy ndeshjeve ku ekipi nuk arriti të tregojë asgjë, transmeton Gazeta Express.

Burime pranë klubit konfirmojnë se performanca e dobët e Rashicës në përballjen e parë në Stamboll, ka bërë që trajneri Solskjaer të kërkojë largimin e tij.

Në ndeshjen e kthimit mbrëmë, Rashica ishte në bankën rezervë dhe nuk u shfrytëzua fare, kurse në duelin e parë, ai u vërshëllye nga tifozët duke dalë nga fusha.

FIDANISHTJA

Aksam shkruan se drejtuesit i kanë kërkuar tashmë futbollistit kosovar të gjejë një klub të ri dhe pritet që ndarja të formalizohet brenda pak ditësh.

Milot Rashica, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, ka një vlerë në treg prej rreth 6.5 milionë eurosh.

Për momentin, nuk ka detaje se cili mund të jetë destinacioni i ardhshëm i yllit kosovar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.