ARKATANA

Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një studim i publikuar në revistën Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet, ka raportuar WomensHealthMag.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e tyre të konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.

Rezultatet ishin tronditëse:Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind.

Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind.

Ndërkohë, tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve (si ëmbëlsirat), nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet.

Pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.

ARKATANA

“Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.

Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare, dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkool Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.

“Përdorimi i rastësishëm i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për një person mesatarisht të shëndetshëm.

Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, ka thënë Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.

Ajo ka shtuar se përveç diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sheqeri i tepërt shkakton edhe inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.