ARKATANA

Komiteti për Komunitete shprehet i kënaqur me gjendjen e sigurisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Komunitete ka miratuar raportin e punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZKK), për periudhën janar-qershor 2015, ku nënvizohen aktivitetet në procesin e kthimit të qëndrueshëm, integrimi i personave të riatdhesusar si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me komunitetet.

Milivoje Zhivkoviq, shef i ZKK, ka thënë se në këtë periudhë, janë ndihmuar 8 familje të kthyera si dhe janë shqyrtuar rastet të cilat i plotësojnë kriteret për të qenë përfitues në fazën e dytë.

Sa i përket riatdhesimit, në këtë periudhë janë kthyer 113 familje dhe vetëm 3 prej tyre i plotësojnë kushtet për asistencë, ka thënë ai.

Fadil Demiroviq ka thënë se ai, si përfaqësues i komunitetit rom, nuk është konsultuar te përzgjedhja e përfituesve dha për këtë ka kritikuar edhe zyrën e UNHCR-it.

FIDANISHTJA

Përndryshe, gjendja e sigurisë në Gjilan, është vlerësuar e mirë. Sadete Sadiku, përfaqësuese e policisë, ka thënë se nuk ka pasur incidente me prapavijë ndëretnike.

Kemal Shahin, kryesues i Komitetit për Komunitete, ka thënë se toleranca ndëretnike në Gjilan po reflektohet pozitivisht edhe në pjesët tjera të Kosovës, duke nënvizuar se në tregun e Gjilanit kanë filluar të vijnë serbë edhe nga pjesët tjera të Kosovës.

Sa i përket vërejtjeve të përfaqësuesit të komunitetit rom, Komiteti ka rekomanduar diskutimin e këtij problemi në takimin e ardhshëm, ku do të ftohet edhe përfaqësuesi i UNHCR-it nga zyra qendrore në Prishtinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.