ARKATANA

Abdixhiku: Me Arbërin, Gjilani do të ketë një kryetar që shërben – jo që sundon, një kryetar që respekton – jo që përçmon, një kryetar që ndërton – jo që arsyeton

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Më 12 tetor, Gjilani ka një mundësi të artë për ta ndalur rënien. Për ta ndalur arrogancën. Për ta ndalur improvizimin. Ka mundësinë ta zgjedhë punën përpara fjalës. Zgjuarsinë përpara propagandës. Thjeshtësinë përpara mendjemadhësisë ka shkruar kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sonte, në Gjilan, në lagjen Dardania, mes shumë qytetarëve me interes plot, prezantuam kandidatin tonë për zgjedhjet lokale, Arbër Ismajlin.

Arbëri është biri i këtij qyteti. Është rritur në rrugët e këtij vendi. I njeh hallet e secilës lagje, e ndjen shpirtin e secilës fshat, e njeh ndjeshmërinë e këtij populli. Nuk është prodhim zyre. Nuk është emër i importuar nga rrjetet sociale. Është i yni. Është i juaji. Është i Gjilanit.

Ai nuk vjen me fjalë të mëdha, por me plane konkrete. Nuk vjen me moralizime, por me angazhime. Nuk vjen për t’ju treguar juve se çfarë të mendoni, por për të dëgjuar, bashkëpunuar dhe zgjidhur problemet që ju i ballafaqoni.

Fundamenti

Me Arbërin, Gjilani do të ketë një kryetar që shërben – jo që sundon. Një kryetar që respekton – jo që përçmon. Një kryetar që ndërton – jo që arsyeton.

Kjo është filozofia jonë. Qyteti nuk është pronë e askujt. Është besim i përbashkët. Është përgjegjësi e përditshme. Dhe ky besim nuk falet. Meritohet.

Më 12 tetor, Gjilani ka një mundësi të artë për ta ndalur rënien. Për ta ndalur arrogancën. Për ta ndalur improvizimin. Ka mundësinë ta zgjedhë punën përpara fjalës. Zgjuarsinë përpara propagandës. Thjeshtësinë përpara mendjemadhësisë.

Dhe këtë mundësi e ka në duar. E ka në zemër. E ka në votë. E ka me Arbër R. Ismajli!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.