Eko Higjiena

Rashiti: Transparenca në rënie të lirë, Gjilani çdo vit më keq

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Nën qeverisjen e Vetëvendosjes, Komuna e Gjilanit po bëhet gjithnjë e më e mbyllur. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti GAP, transparenca buxhetore ka rënë vazhdimisht në 3 vitet e fundit: 2022 – 68.7 pikë, 2023 – 60.0 pikë, 2024 – 53.5 pikë ka shkruar Riad Rashiti nga PDK.

Postimi i plotë:

Ky është një sinjal alarmi. Vendimmarrjet e rëndësishme po bëhen pa pjesëmarrjen e qytetarëve, dokumentet nuk publikohen fare dhe paratë e qytetarëve po shpenzohen pa llogaridhënie.

Kryetari i komunës ende nuk ka raportuar fare në Kuvendin Komunal për raportin vjetor financiar për 2024. Poashtu, raporti i auditorit ka konstatuar dhjetëra raste të keqpërdorimeve, shkeljeve ligjore dhe shpenzim të pakontrolluar të miliona eurove për vitin e kaluar.

FIDANISHTJA

Kësaj nuk i thuhet qeverisje. Ky pushtet e ka përjashtuar qytetarin nga vendimet për qytetin e tij.
Unë do angazhohem plotësisht për:
Transparencë të plotë në çdo hap të qeverisjes
Përfshirje të qytetarëve në planifikim dhe vendimmarrje
Hapje të të gjitha dokumenteve dhe kontratave publike
Do i jap fund arrogancës në qeverisje dhe keqpërdorimit të parasë publike
Gjilani ka nevojë për një drejtim të ri.

Qytetari duhet të jetë pjesë aktive e përhershme në planifikim dhe realizim të punëve të mira.
Na duhesh edhe t`i, që ta hapim këtë komunë të mbyllur dhe ta ndërtojmë bashkë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.