UBT

“Dardania 2”, me ankesë zyrtare drejtuar Komunës së Gjilanit: Kundërshtim i ndryshimit të zonës kadastrale dhe vendbanimit nga Gjilani në Novobërdë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të nderuar, ne, banorët e lagjes “Dardania 2” në Gjilan, jemi të shqetësuar dhe thellësisht të indinjuar për një vendim të fundit të marrë nga Agjencia Kadastrale dhe Regjistrimi Civil i Kosovës, përmes të cilit është realizuar ndërrimi i zonës sonë kadastrale, duke na kaluar nga zona e Gjilanit në atë të Novobërdës, pa asnjë konsultim apo njoftim paraprak me ne si qytetarë të prekur drejtpërdrejt.

Në ankesën zyrtare të kësaj lagjeje thuhet se: Ky vendim arbitrar dhe i njëanshëm po na shkakton probleme të shumta, si në jetën tonë të përditshme, ashtu edhe në qasjen ndaj shërbimeve publike, ku për secilin.

Shërbim që kemi afër duhet të udhëtojmë 80 km ne dy drejtimet për një shërbim. përfshirë:

  1. Ndërrimi i detyrueshëm i shkollave për fëmijët tanë, të cilët deri më tani kanë ndjekur mësimin në shkolla të afërta brenda qytetit të Gjilanit, ndërsa tani na kërkohet t’i dërgojmë në Novobërdë, larg vendbanimit tonë real, 80 km në dy drejtimet.
  2. Pamundësia për të marrë shërbime shëndetësore në Gjilanit, pasi nuk po na pranojnë si banorë të komunës, duke na detyruar të udhëtojmë deri në 80 km për të marrë shërbime në Novobërdë.
  3. Pamundësia për të përfituar shërbime administrative në Gjilan, sepse, sipas zyrtarëve të MPB-së që kanë ardhur nga Prishtina, vendbanimi ynë nuk figuron më në territorin administrativ të Gjilanit.

Përveç mungesës së konsultimit me qytetarët, kjo masë na cenon të drejtën e lirë për të jetuar dhe për të përfituar shërbimet bazike në komunën tonë natyrore dhe historike.

Hidromorava

Ne gjithmonë kemi qenë pjesë përbërëse e qytetit të Gjilanit dhe të gjitha obligimet tona administrative dhe financiare i kemi kryer në këtë komunë. Ky ndryshim, pa kërkesën apo aprovimin tonë, është i padrejtë dhe jo ligjor.

Prandaj, kërkojmë me urgjencë nga Komuna e Gjilanit që të angazhohet seriozisht për të anuluar këtë vendim dhe të kërkojë nga institucionet përkatëse rikthimin e statusit tonë si banorë të Komunës së Gjilanit. Ju, si institucion lokal që duhet të mbroni interesin e qytetarëve, e keni për obligim të ndërhyni dhe të jeni zëri ynë në instancat përkatëse. /rajonipress/

Me respekt, Banorët e Lagjes Dardania 2

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.