Fundamenti

Mrika Krasniqi Shala i bashkohet listës garuese të PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sot kam kënaqësinë të prezantoj edhe një emër të njohur në diskursin publik e politik të vendit Mrika Krasniqi Shala, e cila i bashkohet listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale në Gjilan ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Mrika është një profil i veçantë që sjell me vete përvojë politike, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur ndaj vlerave familjare, edukimit dhe trashëgimisë kulturore.

Ajo ka qenë pjesë e garës parlamentare si kandidate për deputete nga Lista për Familjen dhe tash po i bashkohet një platforme më të gjerë qytetare e zhvillimore, duke zgjedhur të japë kontributin e saj në skenën lokale aty ku vendimet prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve.

ARKATANA

Zëri i saj i qartë për çështje të identitetit, përfaqësimit të gruas dhe ruajtjes së vlerave themelore shoqërore, është pikërisht ajo që i nevojitet Kuvendit Komunal të Gjilanit. Prania e saj në listën tonë është vlerë e shtuar për PDK-në, por mbi të gjitha për qytetarët e Gjilanit që kërkojnë përfaqësim me guxim, bindje dhe qëndrueshmëri morale.

Me Mrikën në ekip, po ndërtojmë një përfaqësim gjithëpërfshirës që bashkon profesionalizmin, vlerat dhe përkushtimin qytetar.

E mirëpresim në familjen politike të PDK-së dhe i urojmë mirëseardhje në një projekt që synon më shumë drejtësi, më shumë zhvillim dhe më shumë zë për të gjithë.

Zëri i saj do të jetë zëri i vlerave që e bëjnë Gjilanin më të fortë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.