Zjarrfikësi Zaim Salihu – Udhëheqësi i skuadrës që i ktheu jetën një gruaje pa ndjenja!
Viti – Në këtë foto është Zaim Salihu, zjarrfikës dhe udhëheqës i skuadrës ndërhyrëse të NJPZSh – Viti, i cili me trimëri dhe profesionalizëm të lartë shpëtoi një jetë në momentet më kritike gjatë zjarrit në Stubëll të Poshtme. Zaimi, në krye të skuadrës së tij, tregoi me vepër se çfarë do të thotë të jesh zjarrfikës – jo vetëm luftëtar kundër flakëve, por edhe shpëtimtar jete ka shkruar Hetem Jakupi komandant i njësisë së zjarrëfikësve në Viti.
Postimi i plotë:
Një grua, e cila ishte pa ndjenja, pa vetëdije dhe në gjendje kritike për jetë nga asfiksia, u shpëtua falë ndërhyrjes së shpejtë dhe vendimtare të tij.
Zaimi, në krye të skuadrës së tij, tregoi me vepër se çfarë do të thotë të jesh zjarrfikës – jo vetëm luftëtar kundër flakëve, por edhe shpëtimtar jete!
Nderim për Zaim Salihun dhe të gjithë ekipin heroik të Zjarrfikësve të Vitisë!
ZaimSalihi
UdhëheqësiISkuadrës
HeroiStubëllës
ShpëtimJetësh
Asfiksia
NJPZShViti
ZjarrfikësitTanë
RespektPërHeronjtë


