Eko Higjiena

Pensionistët ndihmojnë nevojtarët, Muja brengoset për bukën e 150 familjeve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Përmes sindikatës së pensionistëve dhe invalidëve të punës, Muharrem Bajrami, si kryetar i Federatës, po mundohet t`i ndihmojë skamnorët. Ai është i pakënaqur me trajtimin që shoqëria kosovare po ua bënë pensionistëve, të cilët janë rreth 90 mijë banorë të shtetit, për të cilin kanë kontribuar me vite.

Rreth 3.500 prej tyre jetojnë në Gjilan, thotë Muja. Shumicës së pensionistëve u mungojnë edhe gjerat më elementare për jetë. Duke njohur mirë këtë gjendje, federata sindikale ka organizuar aksione për grumbullimin e gjerave ushqimore dhe ato i ka shpërndarë te skamnorët, duke filluar nga mielli, vaji, kripa, sheqeri dhe arktiku tjerë të konsumit ditor. “Për çdo vit i kemi ndihmuar 100 familje skamnore dhe jetimë me artikuj ushqimorë”, thotë Bajrami, duke nënvizuar se vjet kanë shpërndarë rreth 20.000 kilogramë miell. Përfitues të rregullt janë mbi 150 familje.

Ndihma ushqimore dhe veshmbathje janë shpërndarë edhe sivjet, gjatë muajit të Ramazanit, të cilat janë grumbulluar nga donatorë të shumtë. Xhelal Ajeti, që është njëri prej këtyre donatorëve, ka dhuruar 5.000 kg miell. “Edhe pse jemi pensionistë dhe realisht kemi nevojë të ndihmohemi edhe ne, kjo nuk ka qenë pengesë që të mbledhin ndihma për skamnorë në prag të festës së Bajramit”, thotë Muja.

ARKATANA

Bajrami është i kënaqur që ende ka njerëz dhe organizata bamirëse. Ndoshta, askush më mirë se një pensionist nuk mund t`i kuptojë hallet e skamnorëve. “Pak a shumë, të gjithë ne jemi në të njëjtën lëkurë”, thotë Muharrem Bajrami.

Ndryshe, Federata Sindikale ndihmon rregullisht edhe familjet e pensionistëve, që kanë gjendje të rëndë materiale. Një numër i madh i pensionistëve kanë vdekur në këto 16 vite, pa e gëzuar të drejtën e pensionit. Shumë të tjerë vazhdojnë të jetojnë në kushte të mjerueshme, pavarësisht se kishin kursyer për këtë ditë, duke mos besuar se djersa e tyre do të keqpërdoret një ditë në këtë mënyrë, siç po bën Serbia me pensionistët kosovarë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.