ARKATANA

Mbahet dëgjimi buxhetor me OJQ-të, kërkojnë rritje të subvencioneve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me OJQ-të.

Në këtë takim Zyrtari i Drejtorisë së Financave, Labinot Dërmaku, ka paraqitur mbështetjen për OJQ-të deri më tani.

ARKATANA

Përfaqësuesit e OJQ-ve në këtë takim më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me rritje të subvencioneve dhe zgjatje të afatit për dorëzim të projekteve./rajonipress/