ARKATANA

Nis rregullimi i rrugës për në fshatin Kurexhaj

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës për në fshatin Kurexhaj nga Komuna e Gjilanit. Për të parë ecurinë e punimeve të cila po zhvillohen atje, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë tjerë komunalë.

I pari i komunës, theksoi se sot ishin në fshatin Kurexhaj, ku po vazhdojnë punimet në rrugën kryesore.
“Rreth 6 km rrugë po trajtohen, një kërkesë e kamotshëm e banorëve me prejardhje nga ky fshat”, tha Hyseni.

Fundamenti

Nga ana tjetër drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se ka nisur trajtimi i kësaj rruge që ishte kërkesë e kahershme e banorëve.

Banorët e kësaj ane, falënderojnë Komunën e Gjilanit, që ka mbështetur kërkesën e kamotshme të tyre për rregullimin e kësaj rruge me rëndësi për atë lokalitet./rajonipress/