Fundamenti

1949 gjoba të shqiptuara dhe 12 masa ndalimi të shqiptuara për mjetet motorike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me zbatimin e masave të ngjashme edhe në të ardhmen, dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 18.07.2025 – 24.07.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e dyzet e nëntë.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) ngasës.
Njësite policore të komunikacionit rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve të saj për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion, ka implementuar planin operativ “Patrullimi me dron”.

United Hospital

Ky aktivitet ka përfshirë patrullimin dhe mbikëqyrjen ajrore të trafikut përmes pajisjeve inteligjente – dronëve, në rrugë, në hyrjet dhe dalje të vendbanimeve si dhe zonat më të frekuentuara për vëzhgim dhe identifikim të shkeljeve të rregullave të trafikut, me theks të veçantë në tejkalimet e rrezikshme, tejkalimin e shpejtësisë së lejuar e shkeljeve të tjera në trafik që paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e pjesëmarrësve në trafik.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me zbatimin e masave të ngjashme edhe në të ardhmen, dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.