UBT

Profesor Bunjaku për Arbër Ismajlin: Biri i miqve të mi, mësues të përkushtuar-sot një shpresë për komunën, përkrahje e plotë për kryetar!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në këtë kohë kur Gjilani ka nevojë për vizion të qartë dhe përkushtim të sinqertë, ndjej përgjegjësi morale dhe krenari të jap përkrahjen time për Arbër Ismajlin, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit ka shkruar Muharrem Bunjaku profesor universitar dhe kuadër i njohur gjilanas.

Postimi i plotë:
Arbëri nuk është thjesht një emër i ri në politikë. Ai është djali i dy pishtarëve të arsimit, Ruzhdi dhe Ziza Ismajlit – bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi në kohët më të vështira të okupimit. Në ato vite të errëta, kur drita e arsimit mbahej gjallë vetëm falë guximit, urtësisë dhe dashurisë për atdheun, Ruzhdiu e Ziza ishin ndër ata që nuk u dorëzuan kurrë.

ARKATANA

Tani, kur biri i tyre merr përsipër një mision të ri, jam i bindur se ai e trashëgon përkushtimin e tyre, ndershmërinë dhe idealet që na bashkuan dikur. Arbëri është përfaqësuesi i një brezi që e njeh historinë, i rritur me ndjenjën e sakrificës dhe me përgjegjësi ndaj së ardhmes.

Gjilani ka nevojë për një lider me rrënjë të forta dhe me vizion të pastër. Arbër Ismajli është zgjedhja ime!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.