Mobi Casa

”Skifterat” nderojnë legjendën e Gjilanit, Shukri Sylejmani

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tifozët e Gjilanit “Skifterat” së bashku me kryesin e KF Gjilanit në ndeshjen Gjilani-Prishtina kishin organizuar një ceremoni të veçantë për legjendën e KF Gjilanit Shukri Sylejmani i cili për një kohë të gjatë ishte president i “bardh e kuqëve”.

Në shkallët e stadiumit tifozët mbanin një foto gjigante të Shukri Sylejmanit “Shuka”, e cila paraqitke shkrimin Legjendë dhe faleminderit president.

Gjatë tërë 90-të minutave tifozët “Skifterat” brohoritën emrin e Sylejmanit duke përsëritur se është legjendë e klubit të Gjilanit.

Mobi Casa

Në shenjë mirënjohje Sylejmanit ju dhuruan dhurata të ndryshme nga ana e tifozëve, “Skifterat” dhe anëtarët e kryesisë së Gjilanit.

Shukri Sylejmani për këtë gjest të tifozëve dhe kryesisë së Gjilanit u shprehë. “Jam i nderuar për këtë mirënjohje nga njerëzit e klubit po e ndiej vetën shumë mirë dhe po më rikthehen kujtimet e mëhershme me KF Gjilanin faleminderit për gjithçka” ka përfunduar Sylejmani./sylejman ismajli/rajonipress/