Fundamenti

Policia e Gjilanit vazhdon aktivitetet sensibilizuese me fëmijët në kuadër të sigurisë së tyre

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve për çështje të sigurisë në trafikun rrugor, Njësiti i Sektorit dhe ai i Policisë në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan kanë mbajtur një ligjëratë informuese me fëmijët pjesëmarrës të kampit veror të organizuar nga Future School në Gjilan.

Aktiviteti është zhvilluar me fëmijë të moshave 4 deri në 12 vjeç, aktivitet i cili kishte për qëllim njohjen e tyre me punën e përditshme të Policisë së Kosovës si dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurisë në trafikun rrugor.

ARKATANA

Përmes metodave interaktive, policët kanë ndarë informacione rreth rolit të policisë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe rregullave bazë të trafikut dhe rëndësisë së kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në përkrahjen e iniciativave që kontribuojnë në edukimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektit në institucione arsimore njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.