ARKATANA

Albian Hajdari arrin marrëveshje me klubin e njohur të Ligës Premier

/ 2 minuta lexim
United Hospital

West Ham United raportohet se është duke planifikuar transferimin e mbrojtësit kosovar, Albian Hajdari, nga Lugano gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas një raporti nga mediumi gjerman Fussball Transfers, Hajdari ka zgjuar interesimin e klubit londinez, që dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes me një qendërmbrojtës të ri këtë verë.

Mbrojtësi i Luganos ka dalë si një objektiv konkret për West Ham, ndërsa raportohet se palët kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale për kushtet personale.

Hajdari thuhet se është i vendosur që ‘të fitojë paratë e tij në Ligën Premier’.

Mobi Casa

Në kontratën e tij me Luganon ekziston një klauzolë lirimi prej 5 milionë eurosh, e cila ende nuk është aktivizuar nga klubi anglez.

Përveç West Hamit, edhe Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen janë të interesuara për nënshkrimin e tij këtë verë.

Hajdari, i cili është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, ka zhvilluar mbi 100 ndeshje për FC Lugano, duke shënuar pesë gola dhe një asistim deri më tani.

Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe emri i tij tashmë është futur në listat e shumë klubeve të njohura evropiane. West Ham United është ndër pretendentët kryesorë që do të garojnë për firmën e tij gjatë kësaj vere./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.