UBT

“Çështje pazaresh”-Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i jep hise në ministri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Opinionistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova tha se oferta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn është e pandershme.

Sipas Dërgutit, oferta është shumë vogël, sepse Kurti përballë opinionit duket gjeneroz gjoja se jep dy ministri për një parti që është që tri mandate në Kuvend.

Eco Higjiena

“Në fakt, lëvizja e Limajt qysh në fillim e prishi opsionin e qeverisjes së partive që kanë qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar. Në javën e parë menjëherë iu ofrua partisë VV, dhe ka qenë çështje pazaresh me idenë e postit të kryeparlamentarit. Oferta e Kurtit është bukur shumë e pandershme, dëshiron të duket gjeneroz përballë opinionit”, tha Dërguti.