Fundamenti

Haziri për LVV-në: Kemi një lloj kokfortësie politike për të mbërritur qëllime të tjera

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti po tenton të arrijë qëllime të tjera përmes ngërçit në Kuvend.

“Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre”, tha ai pas dështimit të “përpjekjes” së 50-të për konstituimin e Kuvendit.

Uji Dea

Sipas Hazirit, kjo verë do të karakterizohet me këtë situatë.

“Kemi një lloj kokfortësie politike në vazhdimësi, për të mbërritur qëllime të tjera politike”, tha ai.