Hidromorava

Kadri Rahimaj promovon projektet, por kritikohet ashpër nga qytetarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Rruga kryesore në qytet u transformua dhe mori pamje të re moderne ka shkruar Kadri Rahimaj në rrjetet social derisa qytetari Bardhi Maliqi i është përgjigjur: ”Pse a mos e ke bërë me parat tua, këto janë para të taksapaguesve të Kosovës” e ka përkujtuar Maliqi.

Kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj po vazhdon me promovimin e projekteve që realisht krahasuar me Gjilanin janë shumë më të mëdha dhe më të dobishme për qytetarët.

Derisa po e promovonte rrugën kryesore të Kamenicës duke shkruar kuptohet në superlativ:”Zgjerim dhe asfaltim i rrugës, shenjëzim, ndriçim efiçient, dhe trotuar i ri.
Vazhdojmë me punë të mira…” shkroi Rahimaj në rrjetet sociale.

Uji Dea

I menjëhershëm ishte reagimi i qytetareve ku disa prej tyre edhe e lavdëruan për punët e bëra, por qytetari Bardhi Maliqi i tregoi Rahimajt se këto projekte po realizohen me taksat e qytetarëve.

Bardhi Maliqi shkroi: Pse a mos e ke bo me pare tuat, po këto janë pare të taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës sepse me mjetet e tyre po rregullohen këto punë, e jo me tuat” ka shkruar Maliqi./rajonipress/